Lëkundje tërmeti në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi

schedule15:51 - 17 Shkurt, 2022

schedule 15:51 - 17 Shkurt, 2022

Një tërmet me magnitudë 3.1 i shkallës Rihter është regjistruar në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Sipas të dhënave tërmeti është regjistruar, 11 kilometra në jug të qytetit të Plavës në Mal të Zi.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, lëkundjet janë shënuar rreth orës 14:13 të ditës së sotme. Thellësia e lëkundjes ka qenë 10 kilometra kurse distanca 11 kilometra në jug të qytetit të Plavës në Mal të Zi dhe 34 km nga Bajram Curri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!