Lëkundje të forta tërmeti në jug të Shqipërisë

schedule10:21 - 26 Tetor, 2018

schedule 10:21 - 26 Tetor, 2018

Tërmeti i fortë me magnitude 6.8 ballë pranë ishullit grek të Zakinthos është ndjerë edhe në vendin tonë. Sipas specialistëve të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit në jug të Shqipërisë janë ndjerë lëkundje rreth 4 ballë, të cilat nuk kanë shkaktuar ndonjë dëm serioz. Kujtojmë se edhe vendi ynë gjatë muajve të fundit, kryesisht gjatë stinës së verës ka patur disa herë lëkundje sizmike, të cilat kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në disa zona të Shqipërisë. Nga ana tjetër edhe mediat italiane raportuan se tërmeti 6.8 ballë që goditi ishullin grek Zakinthos është ndjerë në të gjithë Italinë e Jugut dhe në Maltë duke shkaktuar panik tek banorët në rajonet e Kalabrias, Puglias, Sicilisë e Basilicatës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!