Një tjetër lëkundje e fuqishme tërmeti sapo u ndje në vend. Sipas të dhënave të fundit të Gjeoshkencave termeti ishte me magnitudë 5.1.
Vetëm pak minuta më parë është regjistruar një tjetër tërmet, me magnitudë 4 të shkallës Rihter.
Epiqendra e termetit ka qenë sërish në detin Adriatik, 39 kilometra nga Tirana dhe 19 kilometra nga Shijaku.