Tayna është një nga rep-artistet më të kërkuara, kudo u flitet shqip. Çdo këngë e saj kthehet në hit dhe kjo bën që të ketë sa më shumë koncerte. Fitimet e mëdha kanë bërë që këngëtarja të ketë edhe një jetë luksi dhe kjo gjë shihet te veshja.
Së fundmi, vetëm një dalje e saj ditore ka kushtuar përafërisht 3 mijë euro. Ndërsa çanta e saj kap vlerën e 1890 eurove. Kjo shifër marramendëse i ka befasuar të gjithë dhe komentet kanë qenë të shumta.
Kujtojmë që Tayna aktualisht po shijon suksesin e këngës “Pare” në bashkëpunim me Mozzik dhe Butrint Imerin. Ky projekt u prit shumë mirë nga fansat, të cilët i kanë dhënë plot 13 milionë klikime për një kohë kaq të shkurtër./abcnews.al