Leksioni i Covid- 19 pas tragjedive në azilet e të moshuarve: Rinovimi i tyre, jo më një tabu

schedule13:14 - 6 Korrik, 2020

schedule 13:14 - 6 Korrik, 2020

Ros Altmann, The Guardian

Neglizhenca ndaj azileve për dekada ka sjellë pasoja të rënda të  cilat kanë dalë në pah gjatë krizës së  Covid-19. Një në 20 banorë të azileve në Britani kanë vdekur nga virusi, gjithashtu duhet të përmendim edhe stafin e përkushtuar, por me pagë të ulët që rrezikojnë jetën e tyre çdo ditë.

Arsyeja pse  Mbretëria e Bashkuar ka numrin më të lartë të vdekjeve nga koronavirusi në azile në Europë, u është atribuuar spitaleve që nuk kujdesen për pacientët edhe nëse ata janë të infektuar me Covid-19, dhe stafit të azileve që nuk përdorin maska PPE. Por problemet janë më shumë se kaq, fillojnë nga mënyra e strukturimit të sektorit të azileve duke e lënë financiarisht të paaftë për të përballuar një krizë, raporton abcnews.al

Në vitet 1980 përgjegjësia për azilet kaloi nga  Shërbimi Kombëtar Shëndetësor në Mbretërinë e Bashkuar  tek autoritetet lokale. Por shumë pak prej tyre janë në drejtimin e shërbimit kombëtar, 85% e 22,000 e azileve në Mbretërinë e Bashkuar janë në pronësi të ndërmarrjeve private, pjesa tjetër e mbetur janë në pronësi të organizatave bamirëse ose jofitimprurëse.

170,000 shtretërit spitalor NHS në Mbretërinë e Bashkuar janë falas. Sidoqoftë, 470,000 shtretërit e azileve në Mbretërinë e Bashkuar janë mjete të testuara nga autoritetet lokale sipas nivelit të nevojës dhe aftësisë për të paguar. Ata që kanë kursime modeste, ose që kanë shtëpi, duhet të paguajnë për kujdesin e tyre, duke krijuar pabarazi në sistemin e kujdesit shëndetësor. Ata persona që vuajnë nga kanceri nuk paguajnë asgjë për kujdesin që marrin në NHS , por ata që vuajnë nga humbja e kujtesës duhet të paguajnë qindra paund në javë për azilet sepse ata kanë më tepër nevojë për ndihmë sociale sesa mjekësore, raporton abcnews.al

Ky dallim duket i pamundur të justifikohet, kjo pasi qeveritë  kanë treguar se reforma  ka qenë e drejtë për të gjithë. Ndërkohë situata vazhdon të përkeqësohet. Çuditërisht, nuk ka asnjë fond që mund të përmbushi nevojat për kujdesin ndaj popullatës sonë në plakje. Unë e konsideroj këtë si dështimin më të madh të politikës sociale të kohërave moderne.

Pavarësisht, numrit në rritje të personave që kanë nevojë për përkujdesje, mungesa e fondeve ka lënë më shumë se 1 milion njerëz të moshuar pa kujdesin e nevojshëm, sipas AgeUK . Para krizës financiare të vitit 2008, disa kompani blenë shumë prej azileve por ristrukturimi i tyre i futi në borxhe duke rritur problemet e tyre financiare. Kostot e lidhura me koronavirusin kanë shtuar rreziqet e falimentimit dhe shumë prej tyre mund të rrezikojnë mbylljen.

Sidoqoftë, shumë prej operatorëve më të mëdhenj fitojnë  rreth 12% në vit , ndërsa shumë nga të ardhurat e tyre vjetore prej 15 miliardë paund u dërgohen pronarëve që nuk paguajnë asnjë taksë në Mbretërinë e Bashkuar. Për shembull, një studim i fundit në LaingBuisson vlerësoi kostot javore të azileve para koronavirusit, që shkonin nga  623 deri në 726 paund për person, raporton abcnews.al

Megjithatë, ky studim tregon që grupet e komisioneve lokale paguajnë ndjeshëm më shumë në shtëpitë e drejtuara nga shërbimi kombëtar shëndetësor duke përmendur kështu Kirklees dhe Leeds që paguajnë 720 paund në javë për një të moshuar  në azile por vetëm 460 paund në javë nëse drejtohet nga organizata bamirëse.

Asnjë biznes nuk mund të mbijetojë, e lëre më të lulëzojë, pa mbuluar kostot që ka nevojë. Sektori ka adresuar pjesërisht mungesat e financimit, duke kërkuar që banorët që paguajnë për kujdesin e tyre, të paguajnë para shtesë për banorët e subvencionuar nga shërbimi kombëtar shëndetësor  në të njëjtën azil. Kjo shton  pabarazinë e sistemit të kujdesit, raporton abcnews.al. Reforma radikale e sektorëve duhet të zbatohet në mënyrë urgjente. Atëherë, çfarë duhet bërë?

Financimi mund të sigurohet nga sistemi kombëtar i sigurimeve. Dallimi  midis NHS dhe kujdesit social duhet të përfundojë, duke ofruar kujdes  personal për të gjithë ata kanë nevojë për të. Duhet të sigurohet në mënyrë urgjente stabiliteti financiar i azileve. Nëse operatorët nuk mund të sigurojnë kapital, ata duhet të sigurojnë mbështetje financiare për kujdesin afatgjatë, barazi në NHS dhe përmirësim të pagave dhe kushteve të stafit. Këto masa do të krijonin një sistem më të sigurt dhe më të fortë, i cili nuk do të përpiqet të mbulojnë vetë nevojat e pjesëtarëve të azileve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!