Leksion nga Tevez: Ne ia dalim pa rroga, po ata që zgjohen në 6 të mëngjesit?

schedule21:17 - 2 Prill, 2020

schedule 21:17 - 2 Prill, 2020

Bota e futbollit dëshiron të riniset, por rikthimi i ndeshjeve është ende larg. Koronavirusi vazhdon të marrë jetë njerëzish dhe nuk është njerëzore të diskutohet për përballje, fitore apo trofe në këto kohë të vështira.

Klubet po kërkojnë ndihmën e lojtarëve dhe stafit teknik. Ata duhet të ulin pagat, pasi kriza ka trokitur dhe në të ardhmen do të shkaktojë pasoja më të rënda. Carlos Tevez është pro kësaj ideje. Sulmuesi i Boca Juniors, i cili është një ndër personazhët më të dashur nga argjentinasit, jep leksion me deklaratën e tij.

Ky virusi është katastrofik. Futbollistët mund të jetojnë disa vite pa marrë rrogat, unë ndjej keqardhje për njerëzit që zgjohen në 6:00 të mëngjesit dhe rikthehen në shtëpi në orën 21:00 të mbrëmjes. E gjithë kjo sakrificë për të ushqyer familjet e tyre. Ne, futbollistët, mund ta bëjmë diferencën”, përfundon Carlos Tevez. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!