“Lekët t’i solla te shtëpia, në Kuvend s’erdhe”, Zhupa përgënjeshtron mesazhet: Fotomontazhe

schedule13:20 - 20 Dhjetor, 2021

schedule 13:20 - 20 Dhjetor, 2021

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa u ka dhënë fund pretendimeve  se kjo e fundit i ka kërkuar llogari një anëtari të PD se përse kishte munguar në Kuvendin e 18 Dhjetorit. Fotot që kanë qarkulluar në rrjet Zhupa thotë se janë të montuara.

Nëse mendojnë se me shpifje, montazhe dhe sulme te ulëta do fitojnë terren tek demokratët e kanë gabim.  Nëse mendojnë se demokratët bien pre e sulmeve të paguara prap e kanë shumë gabim! Nëse mendojnë se kështu me intimidojnë mua e keni edhe me shumë gabim, veç me motivoni të vazhdoj betejën për të ardhmen e PD! Për ta kuptuar ju ftoj të shikoni mbi 1020 prononcimet e mia publike që nga 2014 e deri sot, për aferat e Rilindjes, ku personazhet e denoncuar janë nga më të fuqishmit e qeverisjeve Rama!

Sot kam depozituar kallëzim penal, për montazhin dhe falsifikimin që qarkullon në rrjetet sociale duke u paraqit si komunikim i dërguar nga unë. Çdo njeri pak racional s’ka rëne pre e këtij montazhi dhe falsifikimi të turpshëm! Tani është detyra e organeve të hetimit të zbulojnë origjinën e montazhit dhe të çojnë para drejtësisë abuzuesit që kanë kryer këtë krim. Çdo profil personi qe qarkullon këtë shpërndarje foto-montazhi përbën veper penale dhe kompetencë e organeve të hetimit për ta ndjekur. Ndërkohe makineria e shpifjeve vazhdon prodhon lajme të rreme dhe ju garantoj që do të marrin të njëjtën përgjigje: Kallëzim Penal”, thotë Zhupa.  /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!