“Lekët shkojnë dhe vijnë”, Enca jep disa këshilla: Mos u bëni skllevër të punës, shkoni me pushime

schedule15:10 - 8 Gusht, 2022

schedule 15:10 - 8 Gusht, 2022

Këngëtarja shumë e përfolur, Enca Haxhia, i shijon gjithmonë pushimet. Kjo ka bërë që së fundmi, ajo të ndajë edhe disa këshilla me ndjekësit e saj. Përmes disa postimeve në Instastory, këngëtarja ka bërë thirrje që lekët nuk janë asgjë para kujtimeve që njeriu krijon nga momentet e bukura të jetës.

Sipas Encës, gjithçka që domosdoshmërisht nuk duhet bërë është të jesh sllav i punës, por të shijosh ditët e pushimit.

“Lekët shkojnë dhe vijnë por koha jo, dhe ti s’do të jesh kurre kaq i/e re sa sot, ndaj:

Bëji ato pushimet për shtatë palë qejfe, lëre telefonin, jeto të tashmen, kujdesu për shëndetin mendor dhe shpirtëror.

Nuk kam asnjë respekt për njerëzit që nuk bëjnë pushime. Sidomos nëse jeni duke bërë para.

Do të thotë që ju jeni një skllav i punës tuaj, një skllav i parave.

Nuk ka justifikime për mospushime! Ju domosdoshmërisht duhen shumë lekë; merr shoqen të dashuri, familjen ose shko te tekpull.

Merr një dhomë me qera ose një tendë afër një deti/liqeni/lumi/mali. Bli ushqime në market dhe gatuaj gjëra të thjeshta në shtëpi. Shijojnë më shumë se karkalecat në lokal. Eksploro natyrën, noto, bëj ecje, shko për peshkim, shijo perëndimet, merr rreze dielli, një një të dashur vere, luaj me top, bëj shoqëri të reja, ji mendjehapur, lexo një libër, pi një spliffm pikturo, mbaj ditar”, ka shkruar ajo./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!