Nga Xhensila Kodra
Një 26 vjeçar me detyrë oksigjenist i spitalit të Kavajës është arrestuar nga policia me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Mensur Shtylla, akuzohet se kishte marrë rreth 30 bombola oksigjeni pa autorizimin e këtij institucioni mjekësor dhe më pas ua kishte dërguar personave të ndryshme nëpër banesa, të cilët ishin të prekur nga Covid.
Kallëzimi në polici është bërë nga vetë spitali i cili ka zbuluar këtë shkelje dhe e ka pezulluar të riun që prej datës 11 Janar. Nga hetimet e policisë ka rezultuar se Shtylla firmoste procesverbalin me një kompani private në kryeqytet se bombolat e oksigjenit do t’i çonte në spital, por realisht, këtë letër ai nuk e dorëzonte pranë institucionit ku punonte.
Lexo edhe: Mori 30 bombola oksigjeni nga spitali i Kavajës dhe i dërgonte në banesa, arrestohet oksigjenisti
Pas arrestimit, 26 vjeçari e ka pranuar akuzën duke dhënë edhe emrat e personave që u kishte çuar bombolat. Në disa prej tyre duke përfituar edhe të ardhura. Tashmë bombolat e oksigjenit janë sekuestruar tashmë në cilësinë e provës materiale./ db/Abcnews.al