Leka: Paratë për LaCivita të shkuara dëm, nuk ndodhi asgjë. Lela: Zgjedhjet nuk u bën ‘si në Amerikë’

schedule21:03 - 29 Maj, 2025

schedule 21:03 - 29 Maj, 2025

Analisti Martin Leka e komentoi angazhimin e LaCivita në fushatën e demokratëve si para e shkuar dëm.

“Gjetja e opozitës, nëse shumën që nuk e dijmë për LaCivita, është para e shkuar dëm. Ishte një mall kinez nga ata që shkon në një dyqan Louis Vuitton dhe e blen çantën me 5 euro. Nuk ndodhi asgjë. Nëse do bëjmë nmjë draft të një fushate elektorale, jam i bindur që zoti Lela do e bëntë më mirë strategjinë e fushatës sesa ai që erdhi.”

Për analistin Alfred Lela, PD dhe stafi elektoral kanë qenë me fat që kanë pasur në fushatë LaCivitën, i cili ka realizuar fushatën e Trump. Më tej, Lela tha se ai bëri çmos të bënte fituese një parti që nuk ishte në terren amerikan.

“PD dhe ne kemi qenë me fat që e kemi pasur në staf. Ky zotria ka bërë fushatën e Trump. Ai bëri çmos të bënte fitues një parti që nuk ishte në terren amerikan. Këtu nuk u bën zgjedhjet si në Amerikë, nuk doli Biden tu ofronte pensionistëve bonus dy ditë para zgjedhjeve. Këtu nuk lejohen me ligj, por bëhen.” / abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!