Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lejuan një ndërtim pa leje, Gjykata e Tiranës rikthen në detyrë kreun e IMT-së dhe juristin

schedule13:22 - 2 Prill, 2026

schedule 13:22 - 2 Prill, 2026

Gjykata e Tiranës ka hequr masën e pezullimit nga detyra të kreut të IMT-së Tiranë Rigers Sheqeri dhe juristit Erlion Papa duke u caktuar masat detyrim paraqitje për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Vendimi është marrë këtë të enjte gjatë vlerësimit të masave. Ndërkohë togat e zeza hoqën masën e ndalimit të daljes jashtë vendit për biznesmenin Pandeli Carapuli duke lënë në fuqi masën e detyrimit për t’u paraqitur teksa akuzohet për ndërtim të paligjshëm.

Hetimet për këtë çështje nisën pas kallëzimit të Admir Agos administrator i shoqërisë “AL OIL 2019”sh.p.k i cili pretendon se në pronën e kësaj shoqërie, janë kryer punime të paligjshme që kanë shkaktuar dëme. Nga verifikimet rezultoi se kompania ndërtuese nuk ishte e pajisur me leje ndërtimi për objektin në Njësinë Administrative Farkë.



Prokuroria e Tiranës pretendon se, megjithëse inspektorët e IMT-së konstatuan shkeljen dhe mbajtën procesverbal, kryeinspektori, i mbështetur edhe në relacionin e juristit, vendosi mbylljen e procedurës në kundërshtim me ligjin, pa vendosur asnjë masë administrative.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!