Lejoi muzikën pas orës 22:00, gjobë lokalit në Vlorë

schedule12:27 - 17 Korrik, 2021

schedule 12:27 - 17 Korrik, 2021

Pronari i një lokali në Vlorë është gjobitur nga policia pasi ka lejuar aktivitetin në kundërshtim me masat e vendosura kundër koronavirusit.

Sipas policisë J.SH., është gjobitur me 1,000,000 lekë dhe është proceduar penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Sakaq drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve që të respektojnë masat anti-covid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

Vlorë/Informacion- Vijojnë kontrollet nga Policia e Vlorës, për monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

U konstatua duke ushtruar aktivitet me muzikë, procedohet penalisht dhe ndëshkohet me masë administrative, administratori një subjekti.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të kontrolleve për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat antcovid të vendosura nga organet kompetente.

Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe proceduar penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike” shtetasin:

-J.Sh., banues në Vlorë, administrator i një subjekti, pasi u konstatuan duke vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Gjithashtu, për subjektin është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ,  për zhvillimin e aktiviteteve.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve që të respektojnë masat anti-covid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!