Lejohet qarkullimi i makinave që u ka mbaruar afati i kolaudimit, i detyrueshëm rinovimi i siguracionit

schedule15:53 - 10 Prill, 2020

schedule 15:53 - 10 Prill, 2020

Drejtuesit e automjetevë të cilëve u ka mbaruar afati i lejes së drejtimit gjatë kësaj kohe që vendi është prekur nga koronavirusi, nuk do ndëshkohen.

Sipas një urdhri të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, lejet e drejtimit që u ka mbaruar afati i përdorimit, nisur nga 13 mars, kur u shpallën masat kufizuse, deri në një urdhër të dytë do të konsiderohen të vlefshme dhe askush nuk do të paguaj gjoba për shkak të mosrinovimit të tyre.

E njëjta gjë vlen edhe për lejet e lejeqakullimitt, licencat, certifikatat e aftësisë profesionale, autorizimi për ushtrim aktiviteti.

Po ashtu, përmes urdhrit të siguruar nga abcnews.al, do të lejohet të lëvizë çdo mjet që ka autorizim edhe nëse i ka skaduar afati i kontrollit teknik.

Dokumenti që duhet të rinovohet është vetëm  polica e sigurimit të mjetit.  Në këtë pikë Policia Rrugore nuk do të tolerojë.

Ky urdhër do të jetë në fuqi deri në një moment të dytë kur situate do të konsiderohet më e normalizuar e rrjedhimisht do të bëhet public një urdhër i dytë./abcnews.al