Franca ka lëshuar “leje shëndetësore” duke lejuar qytetarët e vaksinuar, ata që kanë një test negativ ose ata që janë shëruar nga COVID-19 të udhëtojnë lirshëm.
Leja, e cila është e ngjashme me pasaportat e vaksinimit të diskutuara nga shumë vende, është pjesë e aplikacionit, TousAntiCOVID. Brenda “broshurës” njerëzit mund të ruajnë certifikatat e vaksinimit, rezultatet e testit ose dokumentacionin që janë shëruar nga COVID-19.
Si do të funksionojë?
Laboratorët dhe farmacitë, do të dërgojnë rezultatet e COVID në një sistem të menaxhuar nga sistemi francez i sigurimeve shëndetësore. Ata do ta “nënshkruajnë” për të garantuar vërtetësinë e tij dhe më pas do të shtohet në “broshurën” e aplikacionit.
Në mënyrë të ngjashme, do të procedohet edhe kur një person ka marrë dozën e parë të një vaksine kundër Covid. Aplikacioni TousAntiCOVID është shkarkuar nga 15 milion njerëz.
Kur do të jetë gati për përdorim?
Së pari sistemi do të testohet në udhëtimet brenda vendit, më pas në territoret jashtë shtetit gjatë javëve të ardhshme. Cedric O e përshkroi si hapin e parë drejt udhëtimit të sigurt në të gjithë Bashkimin Europian.
Si ndryshon leja shëndetësore nga Certifikata e Vaksinimit?
Brukseli po punon për një Certifikatë Vaksinimi për të lejuar “lëvizjen e sigurt dhe të lirë” në të gjithë bllokun e 27 vendeve anëtare. Tani është në rrugën e duhur për t’u lëshuar në qershor, tha të dielën komisioneri i tregut të brendshëm Thierry Breton.
Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi gjithashtu të dielën se vendi po punon për një ” leje speciale” për të lejuar amerikanët e vaksinuar të vizitojnë vendin në verë./abcnews.al