Pritej të kalonte te “Kuqezinjtë” e Milan, mirëpo diçka e tillë nuk ndodhi. “Bomberi” slloven, Bejnamin Sesko ka firmosur pasditen e kësaj të mërkure kontratën e re, me “Demat” gjermanë të RB Leipzig, me drejtuesit e klubit gjerman që mund të thuhet se kanë “blinduar” totalisht lojtarin më të mirë të skuadrës së tij.
Sipas marrëveshjes së re mes palëve, sulmuesi slloven do të jetë pjesë e Leipzigut deri në verën e vitit 2029, teksa do të përfitojë rreth 10 mln euro në sezon, shifër mëse e merituar, kur kujtojmë se 21-vjeçari arriti të shënojëplot 18 gola në sezonin e tij të parë, me RB Leipzig dhe ka arritur të shënojë plot 11 gola, në 29 ndeshjet me Kombëtaren.
Siç e theksuam edhe më sipër, një nga klubet më të interesuara për shërbimet e Sesko ishin “Djajtë” e Milan, megjithatë pëlqehet edhe në Premier League, ku ka jo pak admirues. Gjithsesi, e ardhmja e tij është Bundesliga dhe Leipzig, ekip me të cilin sezonin e ardhshëm do të tentojë të bëjë edhe më mirë në aspektin personal. /i.m /abcnews.al