U mbyllën sot pesë nga ndeshjet e javës së 19 të Bundeligas. Surprizën e madhe e bëri Mainz 05, që mundi pretendentët për titull, Leipzig me shifrat 3-2, duke i dhënë një mundësi të mirë Bayern Munchen për t’u shkëputur dhe nisur arratinë.
Ndërkohë, supersfida mes Bayer Leverkusen dhe Wolfsburg përfundoi me fitoren e miqve me shifrat 0-1. Fitoren më të thellë e regjistroi Eintracht Frankfurt, që fitoi me shifrat 1-5 ndaj Arminia. Golin e fundit të ndeshjes e shënoi Jovic, vetëm 3 minuta pasi u aktivizua.
Augsburg mundi të marrë fitore 2-1 me shumë vlera ndaj Union Berlin, që deri më tani ka treguar shumë nivel. Ndërkohë, Freiburgu i Amir Abrashit mundi Stuttgart. Mesfushori i kombëtares sonë ishte jashtë kësaj sfide për shkak dëmtimi. /abcnews.al
Bundeliga, Java 19
Augsburg-Union Berlin 4-2
Bayer Leverkusen 2-1
Arminia Bielefeld-Eintracht Frankfurt 1-5
Mainz-Leipzig 3-2
Freiburg-Stuttgart 2-1