Lehtësohet trafiku, hapet tuneli i radhës tek ish-sheshi “Shqiponja”

schedule20:12 - 31 Mars, 2021

schedule 20:12 - 31 Mars, 2021

Është hapur për qarkullimin e mjeteve tuneli i radhës në ish-sheshin “Shqiponja”. Kjo lehtëson më tej trafikun ndërsa tuneli do të jetë në funksion duke nisur nga mesnata e sotme.

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku është duke ndjekur nga afër punimet e realizuara në këtë vepër infrastrukturore. Ndërsa inspektonte punimin e bërë me tunelet, ministrja Balluku tha se tashmë janë dy aksese të lira për të hyrë në Tiranë dhe se nuk do të ketë më ngecje dhe bllokim trafiku për shkak të kantierit.

Po ashtu, gjatë inspektimit u theksua se pas disa javësh, trafiku në ish-sheshin “Shqiponja” nuk do të jetë më problem.

“Qytetarët me shumë të drejtë kanë pasur ankesa. Po ne na është dashur të jemi të kujdesshëm,” tha ndër të tjera Balluku. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!