Lehtësohen masat e kufizimit ndaj Covid, rihapen palestrat dhe pishinat në Britani

schedule14:59 - 25 Korrik, 2020

schedule 14:59 - 25 Korrik, 2020

Britania ka rihapur palestrat dhe pishinat – por ato do të duken shumë më ndryshe se zakonisht. Rregullat e distancës sociale do vazhdojnë të jenë në fuqi dhe njerëzit do të inkurajohen të bëjnë dush në shtëpi, shkruan The Mirror.

Shkencëtari kryesor që po punon për një vaksinë kundër koronavirusit paralajmëroi se mund të jetojmë me virusin për dekada. Robin Shattock, shkencëtari nga Imperial College London, tha për  BBC-në se “Ka shumë të ngjarë që ne nuk do të kemi nevojë për vaksinim dhe do të duhet të jetojmë për shumë dekada me koronavirusin”

Theksojmë se Boris Johnson, kryeministri britanik, ka pranuar se qeveria britanike nuk e kuptoi koronavirusin gjatë “javëve të para” të shpërthimit në vend.

“Ne nuk e kuptuam koronavirusin në mënyrën që do të donim, në javët dhe muajt e parë. Mendoj se gjëja e vetme që nuk vumë re në shpërthimin e pandemisë në fillim ishte shkalla në të cilën transmetohej, në mënyrë asimptomatike, nga një person në tjetrin”, tha Johnson.

Numri i viktimave në Mbretërinë e Bashkuar u rrit me 123, duke e çuar  në 45.677 totalin e të infektuarve. Britania mbetet një nga vendet më të prekura në botë nga koronavirusi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!