Lehtësimi i procedurave, Muçostepa: Biznesi e vlerëson, problemet që duhen rregulluar ende

schedule14:43 - 3 Tetor, 2023

schedule 14:43 - 3 Tetor, 2023

E ftuar në “Money Report”, Enes Muçostepa, kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë, foli në lidhje me  lehtësimin e procedura për biznesin.

Muçostepa tha se ky është një lajm shumë i mirë për sipërmarrjen dhe pikërisht ajo çka ajo ka kërkuar gjatë gjithë kohës nga qeveria.

Ajo shtoi se me këtë procedurë nuk do të thotë se janë eliminuar të gjithë problemet, pasi bizneset kanë një skepticizëm sa i përket trajtimit të të dhënave  të tyre të ndjeshme, por ashtu ka vërejtje për procedurat e komplikuar që janë për t’u futur në këto sisteme dhe po ashtu vërejtje ka për ankesat.

Patjetër një lajm shumë i mirë për sipërmarrjen, është pikërisht ajo që sipërmarrja kërkon karshi qeverisë.

Kur flasim për shkurtim kohë, heqje e barrierave, apo eliminimin e shumë letrave  që dorëzojnë në administratë, mendoj që sot është një ditë shumë e mirë.

Natyrisht që reformimi i të gjithë shërbimeve publike nuk ka nisur sot, është një kërkesë e vazhdueshme. Në 2018 filloi një proces, pati rezultate të rëndësishme, sot kemi tendencën të kapim 95% të shërbimeve online.

Është sukses. Bizneset e kanë vlerësuar këtë procedurë, sepse ka eliminuar goxha kosto. Është evituar impakti i drejtëpërdrejtë me zyrat.

Kjo nuk do të thotë që problemet kanë përfunduar sepse sot gjithsesi ekziston ai skepticizmi bizneseve lidhur me trajtimin e të dhënave të tyre të ndjeshme, gjë kjo që është një platformë për t’u demonstruar.

Shkak tjetër i vërejtjeve është ai që të hysh në këto sisteme duket si procedura të komplikuara. Dhe këtu mendoj se mund të lehtësohet përdorimi i platformave.

Një vërejtje tjetër që vjen në mënyrë të rregullt është ajo që vjen në lidhje me ankesat. Nuk e gjejnë veten  shpesh te përgjigjet që marrin, koha e përgjigjesh dhe ndonjëherë marrin përgjigje të pjesshme.

Kjo mund të zgjidhet, nëpërmjet linjave jeshile apo chat-eve. Në takimin e sotëm ishte një takim ku i fol për një temë të gjerë, por bizneset kërkuan krijimin e grupeve të punëve.

Vëmendja e shtuar është pikërisht që biznese të jetë pjesë e kësaj platforme komunikimi, të jemi pjesë e sektorëve të ndarë nga ministria për të komunikuar.

Ajo që mendoj unë se do të ishte e rëndësishme në këtë moment, do të ishte lehtësimi për projektet strategjike, ajo që na kërkohet shpesh nga investitorët e huaj. Ata kërkojnë shpejtësi dhe korrektësi, pasi shumë prej tyre për shkak të burokracive janë larguar nga vendi” tha ajo.

Sa i përket klimës së të bërit biznes në Shqipëri, ajo tha se kjo është e lidhur me faktorë të jashtëm dhe të brendshëm, kështuqë edhe vendi jonë si të gjithë vendet e tjera e kanë ndjerë krizën edhe pse numrat demotrojnë njëlloj qëndrueshmërie.

Klima e të bëri biznes në Shqipëri është e lidhur me faktorë të brendshëm dhe të jashtëm. Jemi pjesë e një fenomeni global, ku pas fenomeneve të rëndësishme sic ishin krizat që hasëm, secili na vendet e kanë ndjerë dhe një vend si Shqipëria e ka ndjerë, megjithatë numrat demostrojnë se ka njëlloj qëndrueshmërie, por çfarë do të bëjmë më tej” shtoi Muçostepa.

Si pasojë e këtyre goditjeve, edhe te ne sipërmarrja ka qenë e pjesë e transformimit të të bërit biznes. Muçostepa shton se kompanitë janë diversifikuar, por edhe disa tjwra më të vogla janë mbyllur.

Natyrisht ka pasur dhe ka, si kudo. Edhe ne jemi pjesë e një procesi të transformimit të të bërit biznes. Vetë kompanitë janë diversifikuar, kanë gjetur ndoshta edhe fusha të tjera, kanë ndërmarrë iniciativa të tjera ekonomike, brenda biznesit që kanë, ose janë transformuar. Nuk kanë munguar edhe kompanitë e vogla të cilat janë mbyllur” u shpreh ajo.

Në fund, ajo preku edhe pjesën e digjitalizimit, për të cilën tha se këtë fjalë sa vjen dhe do ta dëgjojmë akomëa më shumë. Sipas saj kompanitë e mëdha nuk kanë pasur probleme në lidhje me këtë, por kompanitë e vogla po, duke shtuar se janë pikërisht këto të fundit që duhen ndihmuar.

Digjitalizimi dhe inovacioni janë ato fjalët që ne do të dëgjojmë akoma më shumë. Është lehtësi dhe shkurtim kohë për biznesin. Kompanitë e madhe në vend nuk ka pasur probleme lidhur me digjitalizimin edhe për arsye të financave që ato dhe për pjesën e trajnimit të stafit të tyre.

Ndoshta pjesën e digjitalizimit mund ta vuajnë kompanitë e vogla. Janë pikërisht këto kompani që do të kenë më shumë nevojë për t’u ndihmuar, si nga ana financiare dhe ana e trajnimit.

Unë mendoj sot që qëveria duhet të ndërmarri një nisme me një rëndësi specifike. Biznesi dhe administrata kërkon që sot një staf të mirëtrajnuar dhe mirëkualifikuar, këto janë sfida të kohës dhe mendoj që qeveria duhet të shohë buxhetin e saj për një mirëpagesë” përfundoi Muçostepa./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!