Lehona vdiq 5 ditë pas lindjes, familja: U këput sapo piu ujë, ambulanca erdhi pa pajisje

schedule17:40 - 6 Korrik, 2021

schedule 17:40 - 6 Korrik, 2021

Gazetari i “ABC” Leonidha Musai zbardh dëshminë e familjes së 29-vjeçares nga Durrësi që ndërroi jetë ditën e djeshme, 5 ditë pasi solli në jetë fëmijën e dytë me operacion cezarian. E reja Ardita Muça nga Arapaj kishte vetëm një ditë që kishte dalë nga materniteti.

Vajza ndërroi jetë të hënën pasdite ndërsa ishte duke pirë ujë” thanë fillimisht familjarët.

Më pas të afërmit tregojnë kronologjinë dhe akuzojnë mjekët. “Vajza lindi me operacion cezarian në datë 30 Qershor në spitalin e Durrësit dhe pas katër ditësh ka dalë nga spitali. Dje pasi ishte takuar me motrën e saj pasi piu ujë u këput e ra në dysheme.

Ambulanca mbërriti vonë dhe pa pajisjet e duhura. Ekipi që erdhi në banesë bënë procedurën por kërkuan që të vijë një mjek pasi ata nuk ishin të përgatitur për paciente lehonë. Më vonë erdhi mjeku.

Bombola e oksigjenit mbaroi ndërsa vajza në urgjence mbërriti me rrahje zemre, por mjeket na thanë se truri nuk funksionon pa oksigjen. E keni sjellë vonë na thanë” tregojnë të afërmit. Fëmija është në gjendje të mirë shëndetësore.

Por cfarë thotë policia e Durrësit?

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00, jemi njoftuar se ka mbërritur pa shenja jete në spitalin rajonal Durrës Ardita Muça, banuese në Shkallnur.

Trupi i viktimës ndodhet në morgun e spitalit për t’iu nënshtruar një ekspertize mjeko ligjore më të specializuar”.

Tashmë pritet që prokuroria të sekuestrojë kartelën mjekësore të fatkeqes dhe të marrë në pyetje mjekët lidhur me pretendimet e familjes./ db/Abcnews.al