“Legjionari” i sulmit nuk i ndahet Premier League, Broja provon “fatin” tek Everton

schedule14:16 - 31 Gusht, 2024

schedule 14:16 - 31 Gusht, 2024

Më në fund gjithçka përfundoi.

Armando Broja shpreson që në karrierën e tij të nisë një epokë e re, me shpresë n e madhe që të jetë e lumtur.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare u huazua tek Everton për një sezon, ndërsa klubi nga Liverpuli pranoi kushtin e Chelsea për të blerë kartonin verën e ardhshme për 30 milionë paundë, gjithmonë nëse Broja përmbush objektivat e vendosura nga “Blutë”.

Ishin të njëjtat kushte që pranoi fillimisht Ipswich Town, por që më pas u tërhoq pasi njoftoi se Broja pati probleme në vizitën mjekësore, duke iu druajtur një dëmtimi në tendinin e Akilit, mirëpo mesa duket se Everton ka më shumë nevojë për sulmues dhe për gola sesa rivalët e Ipswich, sepse nuk e refuzoi formulën e Chelsesa për “yllin kuqezi”.

Gjithsesi, e rëndësishme është që Broja u stabilizua, madje në kampionatin më të fortë të botës.

Tashmë, atij i takon që të bindë drejtuesit te “Blutë” e Everton, ndryshe nga sa ndodhi me te Fulham ku luajti fare parë në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!