Legjionarët/ Laçi kthehet nga dëmtimi, Ismajli shqetëson Sylvinho, mbrojtësi i Empolit pritet të rikthehet në maj

schedule16:16 - 24 Prill, 2024

schedule 16:16 - 24 Prill, 2024

Nuk mendohej që të mungonte kaq shumë. Ardian Ismajli besohej se do të kthehej, në rastin më të keq, këtë fundjavë, por lajmet nga Italia nuk janë inkurajuese, me prestigjiozen “La Gazzetta dello Sport”, që informon se mbrojtësi i Kombëtares shqiptare parashikohet të jetë pjesë e skuadrës tek Empoli vetëm në javën e 36-të.

Kjo do të thotë se ai mund të grumbullohet për ndeshjen në fushën e Lazio, në 12 maj. Futbollisti 30-vjeçar u dëmtua në sfidën e Serie A ndaj Milan në 10 mars, dhe kjo I kushtoi mungesën në dy miqësoret e kombëtares atë muaj, ndaj Kilit dhe Suedisë. Kjo situatë, padyshim që është shqetësuese për trajnerin Sylvinho, pasi Ismajli do të ketë mundësi të luajë vetëm në dy ndeshjet e fundit të kampionatit dhe  kjo mund të ndikojë në nivelin e tij në Eropian.

Të paktën, e kemi një lajm të mirë, dhe ky vjen nga Çekia. Qazim Laçi u kthye në fushë te skuadra e Sparta Prague, duke luajtur një sasi minutash në Ligën e Parë të Çekisë. Mesfushori u aktivizua 20 minuta në ndeshjen që Sparta e fitoi 4-3 në shtëpi ndaj Ostrava. Laçi kishte munguar për tri ndeshje me radhë për shkak dëmtimi. Në këtë ndeshje, luajti për 60 minuta sulmuesi kuqezi, Indrit Tuci. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!