“Legjionarët” gati për “La Roja”, Sylvinho bën “surprizën” e madhe në sulm

schedule19:56 - 22 Mars, 2024

schedule 19:56 - 22 Mars, 2024

Mbrëmjen e kësaj të premteje, “Legjionarët” e Kombëtares sonë do të sfidojnë në “Ennio Tardini”, të Parmës, përfaqësuesen e Kilit, në testin e parë zyrtar, para finaleve, të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, që do të zhvillohet në Gjermani, test, në të cilin pritet të ketë goxha rotacion edhe në rreshtimin e lojtarëve.

Ndryshimi i parë nga Sylvinho vjen në portë, teknikun brazilian, që është i detyruar të vendosë mes shtyllave “gardianin” e Brentford, Thomas Strakosha, me të zakonshmin, Berisha, që mungon për shkak të një dëmtimi. Në krahët e mbrojtjes janë Elseid Hysaj e Mario Mitaj, me qendrën që mbulohet nga kapiteni Berat Gjimshiti dhe “shtatlarti” i Famalicao, Enea Mihaj, me këtë të fundit, që zëvendëson Ismajlin e dëmtuar.

Mesfusha është e njëjtë, me tre “dirigjentët” e eleminatoreve, Ylber Ramadani, Kristjan Asllani e Nedim Bajrami, që do të jenë “truri” i “Kuqezinjve”. Në krahun e djathtë si zakonisht do të jetë “magjia” e sulmit të “Legjionarëve”, Jasir Asani e në krahun tjetër do të jetë si zakonisht më “punëtori” i grupit, Taulant Seferi.

Në majën e sulmit vjen edhe “surpriza” e madhe, mte teknikun Sylvinho, që i ka besuar vijën e fundit të repartit ofensiv, “bomberit” të Sivasspor, Rey Manaj, me këtë të fundit, që ka shkëlqyer, që prej kalimit të tij, në elitën e futbollit turk, duke shënuar plot 15 gola, në 25 sfidat e kampionatit, teksa vetëm Edin Dzeko e Mauro Icardi, sulmues këto të nivelit elitar kanë bërë më mirë se lushnjari, me respektivisht 3 dhe 2 gola, më shumë se Manaj. /i.m /abcnews.al

Formacionet zyrtare:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!