Michael Tolotos mund të jetë i vetmi person në botë që në 82 vitet e jetës së tij nuk ka parë kurrë një grua.
Ka qenë faqja “Fotografitë Historike” ajo që e ka sjellë në vëmendje historinë në Facebook.
“Pas parë kurrë një grua në 82 vitet e jetës së tij, Michael Tolotos vdiq në manastirin e malit Athos, në Greqi. Ai kurrë nuk kishte përjetuar drejtimin e një makine, shikimin e një filmi ose udhëtimin me një aeroplan. Nëna e tij vdiq kur ai lindi. Sipas raportimeve nga Athina, ajo u gjet në një manastir ku nuk hyn asnjë grua. Ai u bë murg dhe murgjit e manastirit i bënë një ceremoni të veçantë varrimi, sepse besonin se ai ishte i vetmi burrë në botë që nuk kishte parë kurrë një grua”, thuhet për Tolotos.
Nuk ka prova nëse kjo është e vërtetë apo jo, ndërsa Storypick 6 vjet më parë organizoi një homazh për rastin e Michael Tolotou, duke përmendur se ai ka lindur në 1856 dhe se dilte shumë rrallë nga qelia e tij pasi u rrit. /abcnews.al