Legjenda Ruud Gullit pesimist: Ju tregoj arsyet pse ky Milan nuk ecën dot

schedule10:09 - 17 Shkurt, 2020

schedule10:09 - 17 Shkurt, 2020

Ruud Gullit është një legjendë në Milano dhe Holandë. Ish-futbollisti i kuqezinjve, ka dhënë së fundmi një intervistë për “Gazetta Dello Sport” dhe është pesimist për të ardhmen e Milanit. Ai jep edhe argumentet e tij dhe lidhen me stadiumin dhe drejtuesit e klubit.

“Është e vështirë që Milani të ecë mirë. Nuk ka akoma një stadium të vetin dhe të gjithë e dimë se sa i rëndësishëm është sot. Dhe mbi të gjithë nuk dihet kush është pronari në të vërtetë dhe çfarë dëshiron të arrijë.

Klubi ka kaluar në dy duar dy vitet e fundit dhe nuk ka asnjë qartësi. Te Juventusi për shembull dihet kush është pronari dhe çfarë ka në mendje. Në rastin e Milanit nuk mund të arrini ta kuptoni nëse ata e menaxhojnë klubin thjesht si një investim apo kanë një ide fikse.

Ideja duhet të jetë, ndryshe është e pamundur të kesh sukses. Shpresoj që ata t’i lënë Maldinin dhe Boban të punojnë, pasi ata e dinë çfarë duhet të bëjnë”, është shprehur Gullit. /abcnews.al