Igli Tare, ish-drejtori sportiv i Lazios, tha se pas Klose nuk qëndron një njeri i madh.
Ish-sulmuesi legjendar gjerman iu kthye shqiptarit për deklaratën e tij.
“Nuk dua të shkakoj polemika, thjesht thashë që nëse një klub vendos të shkëputet nga një lojtar, duhet t’i tregosh paraprakisht dhe të mos presësh për ditën e fundit siç ndodhi me mua, Lulic, Mauri, Bizzari edhe shumë të tjerë.
Jam i zhgënjyer prej Tares, ai nuk është një person që i thotë gjërat në fytyrë, por punën e ka bërë të madhe, te Lazio ka sjellë lojtarë tepër cilësorë dhe që sot kanë bërë histori”, ka përfunduar legjenda gjermane./h.ll/abcnews.al