“Legjenda” kalon “legjendën”, Pepe feston rekordin e ri në UEFA Champions League

schedule17:16 - 8 Nëntor, 2023

schedule 17:16 - 8 Nëntor, 2023

Mund të jetë vetëm shumë pak muaj larg festimit të 41 vjetorit, megjithatë “lideri” portugez i mbrojtjes, Pepe po vazhdon të shkëlqejë në fushën e blertë, teksa pasi theu rekordin si lojtari më i vjetër që luan një përballje të UEFA Champions League, në moshën 40 vjeç e 241 ditë, mbrëmjen e së martës ish-“ylli” i Real Madrid vendosi një tjetër rekord.

Në minutën e 91’-të të sfidës në “Estadio do Dragao”, mes “dragonjve” të Porto e blegëve të Antwerp, Pepe arriti të bëjë të tijin rekordin, duke gjetur rrugën e rrjetës 40 vjeç e 254 ditë, falë një goditje me kokë, pas një krosimi të bukur në zonë, duke thyer kështu rekordin e një tjetër “legjende”.

Bëhet fjalë për ish-“bomberin” italian të Roma-s, Francesco Totti, i cili para rrjetës së Pepe mbante rekordin në UEFA Champions League, si golashënuesi më i vjetër në moshë, me golin e tij, në përballjen e 25 nëntorit të vitit 2014 kundër rusëve të CSKA Moscoë, të shënuar në moshën 38 vjeçar e 59 ditëshe. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!