Thierry Henry, i cili aktualisht drejton Francën U21 dhe po përgatit skuadrën U23 të “gjelave” për Lojërat Olimpike, lavdëroi Mbappe për talentin dhe ndikimin e tij të jashtëzakonshëm në nivel klubi dhe kombëtareje.
Ish-sulmuesi legjendar krenohet me një karrierë të shkëlqyer, duke luajtur për disa klube të mëdha europiane si Barcelona, Arsenal dhe Juventus, megjithatë ai beson se 25-vjeçari tashmë i ka kaluar të gjitha pritshmëritë.
“Ai më ka kaluar tashmë. Kylian është tashmë në të ardhmen dhe kjo është mirë gjithsesi sepse ai është Franca, ai është futbolli ynë dhe ne kemi nevojë për këtë djalqë që na përfaqëson kudo. Kylian është i jashtëzakonshëm”, ka thënë Henry për “Le Parisien”./ abcnews.al