Legjenda gjermane ndërroi jetë, Beckenbauer dikur ishte dekoruar si Ambasador Nderi i Kosovës

schedule18:21 - 8 Janar, 2024

schedule 18:21 - 8 Janar, 2024

Legjenda e futbollit gjerman, Franz Beckenbauer ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare.

Gjatë kohës sa ishte futbollist aktiv, Beckenbauer ishte aktivizuar në pozicionin e qendërmbrojtësit dhe paraqitjet e tij të shkëlqyera në atë kohë, e graduan emrin e tij si njëri ndër më të mirët në historinë e futbollit.

Jo shumë persona mund ta dinë por, Beckenbauer shumë vite më parë ishte dekoruar me çmimin Ambasador Nderi i Kosovës.

Këtë çmim për legjendën gjermane e kishte ndarë presidenti i atëherëshëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, në një ceremoni zyrtare të mbajtur më datë 4 mars 2011.

Ky çmim i ishte dhënë Beckenbauerit për kontributin e madh që ai kishte dhënë për integrimin e futbollit kosovar në UEFA dhe në FIFA./h.ll/abcnews.al