Legjenda e humorit shkodran feston 70-vjetorin, i biri i dedikon fjalët prekëse

schedule12:43 - 27 Korrik, 2020

schedule 12:43 - 27 Korrik, 2020

Aktori i njohur i humorit, Zef Deda feston sot 70-vjetorin e tij.

Ka qenë djali i tij, Jul Deda, i cili e ka uruar publikisht  duke postuar disa foto të gjithë familjes dhe e ka shoqëruar  me fjalët më të ndjera.

“Gëzuar 70-vjetorin bab. Mjeshtri i familjes, krenaria jonë, shembulli për t’i ndjekur në çdo aspekt, artisti 100% natyral dhe pa hile, energjia pozitive dhe dashamirësia për njerëzit, janë elementët që të rrinë përshtat. Kështu qofsh gjithmonë. U bëfsh 100 vjeç. Gëzofsh shëndet të plotë bashkë me ne, familjen tënde, të cilën ti e ke të shenjtë. Të du fort babush”, ka shkruar Juli krah postimit të fundit në rrjetet sociale.

Ndërkohë komentet kanë qenë të shumta, ku ndjekësit nuk kanë nguruar t’i urojnë ditëlindjen legjendës së humorit, i cili ka dhuruar gjithmonë shumë të qeshura tek publiku.

https://www.instagram.com/p/CDI1834F_XJ/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!