Legjenda e futbollit, Perlat Musta zgjodhi fjalët më emocionuese për vajzat e tij

schedule22:15 - 3 Shkurt, 2021

schedule 22:15 - 3 Shkurt, 2021

Aulona Musta dhe motra e saj ishin të ftuara në emisionin “E ardhmja është vajzë”, që transmetohet në ABC.

Në rubrikën “Djemtë e jetës sime”, motrat kanë marrë një surprizë shumë të bukur, nga babai i tyre Perlat Musta. Ish-futbollisti i njohur ka dhënë një mesazh prekës, që i ka emocionuar vajzat e tij.
Ai është shprehur që është shumë krenar për Aulonën dhe Kejdën.

Gjithashtu i ka falënderuar për lumturinë që i dhurojnë çdo ditë, si dhe ka shtuar se të bijat janë suksesi më i madh në jetën e tij.

“Përshëndetje vajza! Ju e dini se sa të rëndësishme jeni për mua e sa krenar jam për ju të dyja. Për dashurinë dhe lidhjen e fortë që keni me njëra -tjetrën, dhe lumturinë që na dhuroni çdo ditë. Unë kam shumë vite që trajnoj djem, por duket se suksesin më të madh e kam pasur si trajneri juaj sepse ja kam dalë të kem dy vajza të mrekullueshme, për të cilat jam shumë krenar. Ju dua shumë!” – është shprehur Perlati.

Perlat Musta është një nga portierët më të njohur shqiptar. Ai konsiderohet gjerësisht si një nga legjendat e klubit të Partizanit dhe ka një karrierë shumë të suksesshme, dikur si futbollist dhe tani si trajner.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!