Legjenda e Barcelonës: Pep e mori ekipin gati, Mourinho inteligjent

schedule11:59 - 10 Maj, 2020

schedule 11:59 - 10 Maj, 2020

Hristo Stoichkov, legjenda bullgare e Barcelonës, nuk i jep shumë merita trajnerit Pep Guardiola për sukseset që ai pati në krye të katalanasve. Sipas tij, ai mori drejtimin e një skuadre të ndërtuar nga Rijkaard dhe me Messi e Iniesta u kompletua.

“Barcelona ishte një skuadër e bukur dhe e gatshme, puna e Guardiola ishte e thjeshtë, duke i ditur sekretet e Masia. Skuadra që ka stërvitur ishte ndërtuar nga Frank Rijkaard. Ata lojtarë, me ose pa Pep, do t’i kishin arritur ato rezultate.

Lojtarë të kalibrit të Henry, Deco, Ronaldinho, Marquez, Puyol dhe Victor Valdez formuan një ekip me të vërtetë të çmendur. I duhej edhe një lojtar, por më pas u bashkuan me ekipin Iniesta, Pedro e Messi, dhe skuadra u kompletua”, deklaron bullgari për “Mirror”

Stoichkov ka folur edhe në lidhje me Special One, i cili ka qenë pjesë e katalanasve si ndihmës i Louis Van Gaal.  “Mourinho ishte një djalë inteligjent, gjatë kohës që ishte te Barcelona shikonte gjithçka me vëmendje, që nga përgatitjet fizike, ushtrimet e ngrohjes dhe deri te puna me topin. Ai gjithmonë kishte një letër she një stilolaps në dorë. Nuk bënte gjë tjetër, veçse mbante shënime”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!