Martin Odegaard kurrë nuk ishte në gjendje të depërtonte në bazën e ekipit të parë të Real Madrid. Norvegjezi nuk ishte në gjendje të largonte Luka Modric, duke kaluar shumicën e kohës në stol.
Odegaard ishte nën kontratë me Real Madridin për 6 vjet dhe klubi përfundimisht e shiti atë te Arsenali në verën e vitit 2021 për 35 milionë euro.
Sipas legjendës së Arsenalit, Ian Wright, Real Madrid humbi një lojtar të mirë sepse ata thjesht nuk kishin durimin për ta ndihmuar atë të zhvillohej. Ai tha këtë duke folur në Kelly and Wright Show:
“Po flasim për një futbollist të nivelit të lartë , Real Madridi e mori atë në moshën 15-vjeçare.
Tani të gjithë po mendojnë: “O zot, mezi pres ta shoh këtë djalë në fushë”. Real Madridi padyshim nuk kishte durimin për ta zhvilluar atë. Ai vendosi se nuk ishte mjaftueshëm i mirë për ekipin dhe nuk mund të bënte atë që po bën tani në Arsenal.
Por kryesorja është se ai gjeti një rrugë ku u pranua pikërisht për atë që na sjell. Ai është lojtar i kalibrit të lartë. Ai është kapiten në moshën 24-vjeçare”.
Odegaard është kapiteni i Arsenalit dhe ka shënuar 8 gola në 17 ndeshje në Premier League. Forma e tij ndihmoi Arsenalin të ngjitej në krye të tabelës së Premier League, 8 pikë më shumë se Manchester City i vendit të dytë.
A mund të kishte pasur të njëjtin sukses në Real Madrid nëse i jepej mundësia? Këtë nuk do ta dimë kurrë. /G.D abcnews.al/