Legalizuan një pallat në kundërshtim me ligjin, prokuroria e Lezhës mbyll hetimet për drejtorin e Kadastrës dhe tre zyrtarë

schedule10:29 - 5 Prill, 2024

schedule 10:29 - 5 Prill, 2024

Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen penale në ngarkim të drejtorit të Kadastrës në Lezhë, Gentjan Malotaj dhe 3 zyrtarëve të tjerë të po këtij institucioni.

Çështja ka të bëjë me legalizimin e një pallati në zonën e Kunes në Shëngjin, në kundërshtim me ligjin.

Gentjan Malotaj, Artur Shabaku , Artmir Maxhuni, dhe Redi Brunga do të përballen në gjykatë me veprat penale të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Falsifikimit të Dokumenteve” e kryer në bashkëpunim.

/abcnews.al/

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!