Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Legalizimi i kanabisit, Meta: Do t’i vihet kazma bujqësisë dhe blegtorisë

schedule18:51 - 9 Prill, 2022

schedule 18:51 - 9 Prill, 2022

Teksa u pyet për legalizimin e kanabisit në Shqipëri, Meta tha se nuk ka kriminalizim më të madh të Shqipërisë se Inceneratorët.

Ndërkohë Meta shtoi se me këtë nismë, Rama po kërkon që të legalizojë krimin në Shqipëri. Sipas Ilir Metës kjo nismë do të shkatërrojë bujqësinë dhe blegtorinë.

“Kjo e kanabisit nuk është e re. Ajo ka filluar që me vizitën tek nënë Feridea. Tani kërkon të ligjërojë kriminalizimin e shtetit dhe organeve ligjëzbatuese. Ti vihet kazmën bujqësisë dhe blegtorisë. Kjo është e qartë. Por besoj është shumë e përkohshme. Dëshirë që vetëm shpejton zhvillimet për të kthyer Shqipërinë në një vend normal. Drejtësi njësoj për të gjithë.” tha Meta.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!