Legalizimi i kanabisit, Kokëdhima: S’ka vend që e ndalon mjekësorin; Beci: Këtu nuk kontrollohet dot antibiotiku

schedule21:39 - 11 Prill, 2022

schedule 21:39 - 11 Prill, 2022

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima në studion e “Log.” me Endri Xhafon komentoi nismën e qeverisë për të legalizuar kanabisin mjekësor.

Kokëdhima, i cili e ka propozuar një gjë të tillë vite më parë, u shpreh se nga pikëpamja shkencore Shqipëria nuk ofron ndonjë kontribut. Ndërsa thekson se nuk ka vend të civilizuar në botë që nuk e ka në përdorim kanabisin medicinal.

“Është një debat shumë kompleks. Po të bëjmë diskutimin nga pikëpamja mjekësore mendoj se Shqipëria mund të jetë kontributori i fundit në rajon dhe botë në trashëgimin e mjekësore botërore në pikëpamje shkencore. Janë vende të tjera që janë në avangardë. Ndërsa që Shqipëria të hezitojë, kjo mund të jetë e përligjur në fillim të një debati. Por sot nuk ka më dilema për kanabisin medicinal në botë. Për përdorimin e kanabisit medikal nuk ka vend të civilizuar në botë që e ndalon”, u shpreh ai.

Lexo edhe: Bitri tregon se kur mund të përdoret kanabisi mjekësor dhe efektet anësorë që jep te pacientët

Sakaq, avokati Eugen Beci thotë se për të legalizuar kanabisin duhet rrëzuar i gjithë legjislacioni aktual. Ai shprehet skeptik për mënyrën se si do të jetë qasja pas legalizimit.

“Duhet të rrëzohet i gjithë legjislacioni penal që të legalizohet kanabisi. Nuk ndikon fare në anën kriminale, është abuzim, propagandë. Duke patur në konsideratë faktin që në Shqipëri nuk kontrollohet dot antibiotiku, imagjino çfarë bëhet me kanabisin”, shprehet Beci. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!