Legalizimi i kanabisit, Hoxha: Vetëm laboratori kushton 500 mijë euro

schedule14:23 - 21 Janar, 2022

schedule 14:23 - 21 Janar, 2022

Lejimi apo jo i kultivimit të kanabisit për qëllime mjekësore është një nga pyetjet që do t’u shtrohen qytetarëve në nismën e paralajmëruar dhjetorin e vitit të kaluar nga Kryeministri Edi Rama gjatë Këshillimit Kombëtar.

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në Abc Live teksa ka analizuar një mundësi të tillë tha se që të bëhet duhet së pari të ngrihet një laborator që bën 500 mijë euro dhe duhet të kesh licencë nga një farmaci e BE. Kush fermer e bën këtë?

Kam 25 vite që merrem me denoncimin e kultivimit të kanabisit në Shqipëri. Kanabisi gjendet kudo në shkolla 9 vjeçare lokale në cepa lagjesh. Sot e gjen kanabisin për 1 minutë, vetëm hap gojën. Sot cilësia e kanabisit që përdoret në Shqipëri është shumë herë më e mirë se më parë. Kemi krijuar një treg të brendshëm duke shkatërruar buxhetin e familjes shqiptare dhe të rinisë. Unë jam marrë me këtë histori herët. Në kohën kur ka qenë PD pastaj PS dhe gjithmonë akuza ka qenë t’i nxinim imazhin Shqipërisë.

Është e 3-ta herë që diskutohet për legalizimin e kanabisit dhe për fat të keq në dy herët e para ky diskutim është shoqëruar me 2 vitet më të arta për narko-trafikun se e kanë mbushur Shqipërinë me kanabis. Promotor i këtij debati për herë të parë u bë Koço Kokëdhima. Në 2016 është diskutuar shumë kur ishte viti i artë i kanabizimit. Tani kemi vetëm kanabis në ambiente të mbyllura.  Mesazhi i kryeministrit do ta kultivojmë për prodhuesit është si njëlloj leje, kemi leje jepini. Kanabisi në Shqipëri gjatë viteve të fundit për shkak të sofistikimit të krimit të organizuar mbillet në mënyrë të kontrolluar.

Një farë e re ka filluar të kultivohet që prej 2021. Ky është hileja me kanabisin mjekësor? Kanabisi që flet Rama është kanabisi që mbillet në Shqipëri nuk ka thc, ajo gorilla ka thc. Që të bësh këtë duhet të ngresh laborator që bën 500 mijë euro. Kush fermer e bën këtë dhe duhet të kesh licencë nga një farmaci e BE. Ky lloj biznesi s’do ndihmojë në pakësimin e sasive të kanabisit ky do bëjë të kundërtën, ky do u japë licencë disa vendeve që kanë lidhje të forta me shtetin.  Kanabisi  që kultivohet në Shqipëri është tjetër gjë. Rama të bëjë atë që është bërë në disa shtete të SHBA”, tha Artan Hoxha. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!