Legalizimi i kanabisit, Ikonomi: Si do bëhet kultivimi dhe tregtimi, ndikimi në ekonomi

schedule20:12 - 7 Prill, 2022

schedule 20:12 - 7 Prill, 2022

61% e afro 563 mijë shqiptarëve që u bënë pjesë e Këshillimit Kombëtar kërkojnë legalizimin e kanabisit për përpunim industrial. Nisur nga kjo mbështetje, qeveria tha se do fillojë procedurat ligjore për t’i hapur rrugë kësaj nisme.

Ministrja e Shtetit për Standardet Milva Ikonomi e ftuar në Radarin Informatin në Abc tha se kemi shembuj të ngjashëm në rajon e për këtë përmendi Maqedoninë e Veriut. Megjithatë ministrja tha se numri i kultivuesve dhe tregtuesve të kanabisit do jetë i kufizuar.

“Shembujt për këtë në Balkan janë. Ka disa shembuj. Ne nuk jemi në një rajon kur ky legalizim nuk ka ndodhur. Nuk është hera e parë që hidhet kjo ide. Edhe para një viti e gjysmë kjo çështje ka qenë e diskutuar. Ka rregullime në përdorim, tregtim etj. Tregtimi do jetë i kufizuar. E gjitha do shikohet si një paketë që do jetë shumë i kufizuar numri i atyre që do e prodhojnë e tregtojnë”.

Sa do ndikojë në rritjen e ekonomisë legalizimi i kanabisit për qëllime mjekësore?

“Si çdo sektor të ri në ekonomi do ketë një influencë sepse aktivizon burime që deri më tani s’kanë qenë të aktivizuara. Do aktivizojë sipërfaqe toke, fuqi punëtore, mekanikë. Kërkim shkencor, përpunim, tregtim. Do ketë zinxhir nënsektorësh. Duke dalë sektorë të rinj ato kërkojnë të punësojnë të tjerë. Do ketë vlerë më të madhe tregu. Ky është sektor ekonomik dhe duhen parë disa vende që e kanë një taktikë të ngjashme. S’kemi të bëjmë me përdorim masiv, do jetë i kufizuar, tregtimi s’do jetë i lirë”, u përgjigj Ikonomi. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!