Legalizimet, Mediu: Rama u tall me qytetaret dhe pronat e tyre

schedule14:44 - 21 Mars, 2021

schedule 14:44 - 21 Mars, 2021

Kreu i republikanëve, Fatmir Mediu ka vijuar takimet me qytetarët dhe bizneset në Tiranë duke kërkuar mbështetje për zgjedhjet e 25 prillit. Mediu kujtoi se si për 8 vite, kryeministri Rama ka luajtur me çështjen e legalizimeve dhe duke mbajtur me premtime shumë prej qytetarëve që prisnin nga ky proces.

“Çdo njeri kërkon dinjitet, kërkon që atë që ia ka fal zoti të mos ia rrëmbejë as Edi Rama, askush tjetër. U bë një histori pa fund në Shqipëri prej 30 vitesh, legalizim, privatizim, shtet që merr rrëmben…e bën si të dojë me pronën e qytetarëve. Kjo duhet të marrë fund.”

 

Me banorët e njësisë 1 në Tiranë, Mediu kujtoi se si qeverisja e Edi Ramës ka krijuar pakënaqësi që i ka detyruar të rinjtë të mendojnë si të vetmen zgjidhje largimin.

“Mbi 70 për qind e të rinjve duan të ikin nga Shqipëria. Mbi 90 për qind e atyre që kanë studiuar jashtë nuk duan të kthehen më….Duke krijuar një varfëri dhe një plagë të madhe. Kjo është politika e Edi Ramës.”

Kryerepublikani u takua edhe me përfaqësues të biznesit.  Në këto zgjedhje, aleatët e Lulzim Bashës që janë pjesë e listës së drejtuar nga Partia Demokratike krahas votës për koalicionin po kërkojnë edhe votë nominale për zgjedhjet e 25 prillit. /abcnews.al/