Legalizimet/ Eksperti: Cilat dosje do të kenë prioritet. Duhen bashkuar burimet njerëzore dhe fuqitë financiare

schedule14:43 - 29 Korrik, 2024

schedule 14:43 - 29 Korrik, 2024

Pas shpjegimit të rolit të bashkive në procesin e legalizimit, eksperti për pushtetin vendor, Agron Haxhimali zbuloi se prioritet në fillim do të marrin banesat, bizneset, pastaj do të fillojnë nga bashkitë që kanë më pak ndërtime pa leje.

“Këto dosje krijojnë një stres shumë të madh ekonomik dhe prandaj kryetari i bashkisë duhet ta zgjidhë. Është parashikuar që prioritet në fillim do të marrin banesat, bizneset, pastaj do të fillojnë nga bashkitë që kanë më pak ndërtime pa leje”, tha ai në “Money Report”.

Më tej, Haxhimali kërkohet një metodologji e qartë për procesin e legalizimit dhe sigurisht duhen shumë burime njerëzore dhe fuqi financiare.

Ai theksoi se këtij procesi duhet t’i dedikojnë kohë dhe të lehtësohet puna.

“Sigurisht kërkon burime njerëzore. Mos të harrojmë që janë gati 2500 ndërtime pa leje. Afati ligjor është që të mbyllen në 2028, që do të thotë flasim për një vit pune. Ka dy momente, e para, burimet njerëzore. A i ka bashkia energjitë e saj bashkë me energjitë që do të ketë bashkia për ta mbyllur si proces apo për kapacitet e dosjeve. E dyta, a ka energji, kadastra për të prodhuar, ose për përballuar 250 aplikime në ditë. Duhet të bashkojnë burimet njerëzore dhe fuqitë financiare. Pavarësisht se është një proces më shumë teknik se administrativ, kanë stafet e tyre dhe duhet t’i dedikojmë këtij procesi kohë dhe të lehtësojmë punën”, u shpreh Haxhimali./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!