Lefter Koka lë qelinë, dërgohet në spital

schedule15:53 - 22 Korrik, 2022

schedule 15:53 - 22 Korrik, 2022

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka është dërguar në spital. Siç raporton gazetari Ermal Vija, Koka ka lënë qelinë sot dhe është dërguar në spitalin e burgut për të marrë ndihmë mjekësore. Mësohet se Koka ka pasur komplikacione shëndetësore, për shkak të problemeve me zemrën.

Ish-ministri ndodhet në burg prej muajsh për aferën e inceneratorëve. Lefter Koka u arrestua në dhjetor të vitit të shkuar, pasi akuzohet nga SPAK se ka shpërdoruar detyrën dhe ka marrë ryshfet gjatë kryerjes së detyrës.

Ish-ministri akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.

Në burg për inceneratorët është gjithashtu edhe ish-deputeti socialist, Alqi Bllako. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!