Lefter Koka ballafaqohet me anëtarët e Komisionit të Ofertave: Çfarë u tha në seancë

schedule12:08 - 25 Shkurt, 2022

schedule 12:08 - 25 Shkurt, 2022

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka është përballur sot me anëtarët e Komisionit të Trajtimit të Ofertave që lejuan ndërtimin e inceneratorit në Elbasan. Gazetari Ermal Vija raporton se ish-ministri dëgjoi dëshmitë e pesë anëtarëve të komisionit.

Mësohet se ata kanë deklaruar se kanë respektuar ligjin dhe  se nuk kanë pasur asnjë kontakt me Kokën dhe asnjë ndikim të tij.

Prokuroria pretendon se në këto rrethana është rënduar pozita e ish-ministrit. Ndërsa avokatët e tij mbrojtës kanë shprehur të kundërtën. Sipas tyre pozitat e ish-ministrit janë lehtësuar për sa kohë që anëtarët pohuan se nuk kanë pasur ndikim.

Megjithatë, në fund gjykata vendosi të mos ndryshojë masën e sigurisë për Lefter Kokën. Ai do të vazhdojë të hetohet duke qëndruar në qeli për aferën e inceneratorëve. /abcmnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!