Lefter Alla sërish në GJKKO, kërkon lirimin për shkak të problemeve shëndetësore

schedule09:59 - 26 Qershor, 2023

schedule 09:59 - 26 Qershor, 2023

TIRANË- Ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla prite të dalë sot para Gjykatën e Posaçme për të kërkuar lirinë. Gazetari i ABC News, Ermal Vija thotë se Alla kërkon lirimin për shkak të gjendjes shëndetësore.

Kjo kërkesë e ish-kryebashkiakut pritet të kalojë në lupën e ekspertëve mjeko-ligjorë, të cilët do të shqyrtojnë kërkesën e tij për lirim.

Ai u arrestua për abuzim me një tender me vlerë mbi 2.8 milionë euro, me akuzën e “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Avokati i tij Hysni Demiraj pretendon se klienti i tij nuk është në gjendje të mirë për të përballuar burgun./ n.m.abcnews.al

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!