Lefter Alla kërkon masë të lehtë/ Pretendon se është sëmurë, sot mbahet seanca

schedule13:13 - 31 Korrik, 2023

schedule 13:13 - 31 Korrik, 2023

 

Ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla i arrestuar në muajin mars, lidhur me një tender, ka kërkuar një masë më të lehtë sigurie si ajo “Arrestit në shtëpi” apo “Detyrim paraqitje”, për shkak të problemeve shëndetësore.

Ai ndodhet në spitalin e burgut për shkak të problemeve me zemrën, ndërsa fillimisht kanë qenë ekspertë të institutit të mjekësisë ligjore që kanë përcaktuar se Alla nuk mund të qëndrojë në paraburgim për shkak se i rrezikohej jeta.

Alla ka kërkuar që të lirohet nga këto ambiente pasi ka nevojë për mjekim më të specializuar.

Për  këtë Prokuroria ka kërkuar ndryshim të ekspertëve të mjekësisë logjore dhe pritet që me ardhjen e ekspertëve të rinj, të paraqitet një program i detajuar për problemet e ish-kryebashkiakut dhe më pas të vendoset për fatin e tij.

Do të jetë Apeli i Posaçëm ai që do të vendosë përfundimisht për Allën, raportoi gazetari i ABC News, Ermal Vija.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!