“Leeds ekip unik, na mungoi goli”, Solskjaer e Maguire analizojnë barazimin

schedule21:40 - 25 Prill, 2021

schedule 21:40 - 25 Prill, 2021

Manchester United mori një pikë sot pas barazimit 0-0 në fushën e Leeds United. “Djajtë e Kuq” renditen në vend të dytë në Premier League, City kryesues ndodhet shumë larg (10 pikë) dhe fokusi është tek Europa League, aty ku United do të sfidojë Romën në gjysmëfinale.

Pas ndeshjes së sotme folën për mediat Ole Gunnar Solskjaer dhe Harry Maguire. Trajneri vlerësoi paraqitjen e djemve të tij, teksa nuk mungoi analiza e ndeshjes nga ana e kapitenit të ekipit të famshëm anglez.

SOLSKJAER – “I detyruam ata që të përshtaten ndaj nesh, por të njëjtën gjë bëmë edhe ne ndaj stilit të tyre të lojës, pasi Leeds mbetet një skuadër e veçantë dhe unike. Nga ky këndvështrim, mendoj se e kemi interpretuar mirë ndeshjen.

U përpoqëm shumë dhe kryem një punë të madhe në fushë. Sidomos në pjesën e dytë, ne dhamë gjithçka nga vetja. Për fat të keq, nuk ia dolëm të finalizojmë rastet e krijuara”.

MAGUIRE – “E kontrolluam ndeshjen, por nuk arritëm të godasim Leeds. E dinim që ata do të luanin me markimin një kundër një. Pjesa e parë ishte e vështirë, edhe pse ishim solidë në mbrojtje. Ritmi nuk mungoi dhe të dy ekipet luajtën në mënyrën e duhur. Na mungoi cilësia, sidomos në zonën kundërshtare”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!