Ledri Vula zbulon planet për të zgjeruar familjen

schedule11:52 - 26 Gusht, 2022

schedule 11:52 - 26 Gusht, 2022

Ledri Vula dhe partnerja e tij, Sara Hoxha tashmë janë prindër të një vajze që qe kanë quajtur Poem Blu. Megjithatë, fansat duan të dinë se kur kanë ndërmend që të zgjerojnë familjen. Kësaj pyetjeje i është përgjigjur reperi gjatë një interviste që ka dhënë për emisionin “Era verë” në televizionin T7.

“Kur të jetë e shkruar, me qejf që sonte”, tha Ledri duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit. Reperi ka shprehur hapur dëshirën për të pasur një fëmijë të dytë pasi vetë është fëmijë i vetëm. “Unë jam një fëmijë i vetëm, nuk kam vëlla ose motër aq sa është e mirë aq nuk është e mirë.”, tha ai mes të tjerash.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!