Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Ledri Vula ndihet më krenar se kurrë më parë për Sara Hoxhën

schedule21:37 - 2 Dhjetor, 2021

schedule 21:37 - 2 Dhjetor, 2021

U bë e njohur nga lidhja me Ledri Vulën por tanimë Sara Hoxha është kthyer në një ndër vajzat më të komentuara të showbizz-it. Partnerja e reperit të famshëm, me të cilin ka dhe një vajzë, i ka hyrë botës së biznesit. Ajo ka bashkuar forcat me sipërmarrësen Sara Karaj.

Kjo e fundit ka krijuar prej disa kohësh brand-in e saj dhe bashkë me Hoxhën po sjellin bashkë koleksionin e ri të Skosmetics. Në eventin e organizuar mbrëmë në Tiranë, Sara mblodhi një numër të madh të fytyrave publike. Ajo tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj, me një fustan të zi super seksi.



Sigurisht, Ledri nuk mund të mos ishte kaq i lumtur për personin e zemrës. Ai ka publikuar një fotografi bashkë me Sarën në një ambient të improvizuar me lule, krahas së cilës shkruan se ndihet krenar për të. “Krenar për ty”, ka shkruar Ledri.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!