Ledri Vula i rrëfen të gjitha: Nga bebushi, Sara deri tek planet për dasmë

schedule07:50 - 14 Shtator, 2020

schedule 07:50 - 14 Shtator, 2020

Ledri Vula është një ndër reperët më të dashur për publikun shqiptar. Reperi pak muaj më parë konfirmoi se do të bëhet baba i një vajze, ndërkohë që së fundmi ka folur për ndjesinë e të qenit prind dhe raportin me partneren e tij.

I ftuar në “E Diela Shqiptare” foli për raportin me Sarën dhe kur kuptoi se ajo ishte e duhura për të. “Me kohë, kur po kalon një kohë bashkë. Kur gjen një mirëkuptim, një kompromis dhe kur kalon një kohë dhe nuk të ikën dashuria.”, tha Ledri.

Ndërkohë, reperi foli gjithashtu edhe për planet që ka për të organizuar një dasmë. “Me dëshirë po, do kemi dasmë. Babi ka qejf, jam veç një djalë, një fëmijë, por nuk e di. Sara nuk e ka me shumë qejf. Më shumë ka qejf familja se ne. Në dasmën time dua të kem shokët, familja po e po, ama dasmën e bëjnë shokët. Do doja të martoheshim në plazh.”, ka treguar Ledri.

Por çfarë mendoi Ledri kur mori vesh se do të bëhet me vajzë? “A do të jem atje për ta mbrojtur kur ta ngacmojë dikush? Më ka bërë të reflektoj, më ka bërë të sillem edhe më mirë me Sarën.”, tha Ledri. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!