14 Dhjetori ishte një ditë shumë e veçantë për Ledri Vulën dhe partneren e tij, Sara Hoxhën. Dyshja e famshme mirëpritën vajzën e tyre të parë, të cilën e pagëzuan me emrin Poem Blu. Pas ardhjes në jetë të vogëlushes, reperi ndau me ndjekësit një foto të ëmbël të saj.
Ndërsa shijojnë ditët e para të prindërimit, Ledri dhe Sara nuk kanë nguruar ta ndajnë këtë emocion dhe në rrjete sociale. Ledri publikoi një fotografi ku shihej duke shijuar shëtitjen e tij të parë me të bijën, ndërsa Sara publikoi një tjetër foto ku shihet krah Poem Blu, ku shkruan: “Si mos ta haj unë këtë?” /abcnews.al