Pas disa muajsh spekulime, Ledri Vula dhe Sara Hoxha kanë konfirmuar më në fund se do të bëhen prindër për herë të parë. Përmes një videoje të publikuar në Instagram, çifti ka bërë me dije gjithashtu se janë në pritje të një vajze.
“Jom ka des sytë me ti pa“, ka shkruar Ledri krahas videos, ku shfaqet së bashku me Sarën. Ata u treguan të rezervuar deri më tani, pavarësisht se disa foto që Sara ndau në rrjete sociale shtuan dyshimet se ndodhej në pritje të ëmbël.
Kujtojmë që Ledri dhe Sara prej kohësh u përfolën se janë në një lidhje, por vetëm pak muaj më parë ata pranuan publikisht romancën e tyre. Ishte Ledri, ai i cili përmes një fotoje të publikuar në Instagram, ku dukej i përqafuar me Sarën konfirmoi zërat që qarkullonin.
Në një intervistë televizive, Ledri zbuloi edhe se si është njohur partneren e tij. “Së pari më kanë pëlqyer sytë i ka shumë të bukur, karakteri dhe çfarë njeriu është. Nganjëherë me disa njerëz thjesht click, bëhesh shok edhe të ec. Gjërat e pasforcuara nganjëherë zgjasin më shumë. Historia si jam njohur me Sarën ka qenë kur erdhi me një koncert, në backstage dhe prej shoqeve të veta e kam pëlqyer.“, tha Ledri ndër të tjera. /abcnews.al/